Deputetët e PDK-së, takohen me strukturat e partisë dhe mërgatën në Zvicër, Shabani: Duhet të kujdesimi për diasporën
Deputetë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Isak Shabani e Blerta Deliu si dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku së bashku me kryetarin e PDK-së për Zvicër, Ragip Xhakën, kanë takuar strukturat e partisë në mërgatë.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, Isak Shabani.
“Së bashku me nëkryetaren e PDK-së znj. Vlora Çitaku, deputeten znj. Blerta Deliu dhe Kryetarin e PDK-së për Zvicër z. Ragip Xhaka zhvilluam një takim me strukturat e partisë dhe mërgatën tanë në Zvicër.
I falenderuam thellësisht për kontributin e tyre nëpër kohë dhe për këtë kanë përulësin tonë.
Historia jonë është e lashtë dhe e dhimbshme por është e jona”, ka shkruar Shabani.
Njoftimi i plotë i tij:
Së bashku me nëkryetaren e PDK-së znj. Vlora Çitaku, deputeten znj. Blerta Deliu dhe Kryetarin e PDK-së për Zvicër z. Ragip Xhaka zhvilluam një takim me strukturat e partisë dhe mërgatën tanë në Zvicër.
I falenderuam thellësisht për kontributin e tyre nëpër kohë dhe për këtë kanë përulësin tonë.
Historia jonë është e lashtë dhe e dhimbshme por është e jona.
Prandaj si shtet duhet të mendojmë e të kujdesimi për diasporën siç mendojmë për familjarët tanë sepse emigrimi nuk ka qenë vendim i lehtë për askënd. Prindërit që vendosin të jetojnë largë fëmijve, e fëmijët që vendosin të jetojnë largë prindërve, vështirë të thuhet se këtë ndonjëri e bëri nga vullneti.
Falenderim të veçantë për angazhimin e tyre i cili angazhim po krijon një frymë inkurajuse për të ardhmen premtuese të fitorës së PDK-së.
Shumë knaqësi që jemi takuar sot ?