Deputetët e pushtetin lëshojnë seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore
14 mars 2024
| 12:33
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se grupi i saj ka vendosur që të lëshojë sallën e Kuvendit në seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.
Ajo ka thënë se seanca e ka humbur kuptimin e saj, duke kaluar në sharje dhe ofendime.
Kusari-Lila i është drejtuar opozitës se nëse kanë fakte për hajni t’i dërgojnë në organet përgjegjëse.