Deputetët e pyesin Haradinajn për emërimin e koordinatorëve
05 korrik 2018
| 12:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit ka emëruar disa koordinatorë për sektorë të ndryshëm.
Për këtë gjë ai është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile.
Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Haradinaj është pyetur nga deputetët rreth kësaj çështje, emërimit të koordinatorëve.
Ai ka deklaruar se përgjegjësit e koordinatorëve nuk ndërhyjnë në asnjë rast në punët e ministrive.
Sipas Haradinajt, ata kanë rol tjetër.
Kryeministri është përgjigjur vetëm për punën e Besnik Tahirit si Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.