Deputetët e ratifikojnë edhe një marrëveshje ndërkombëtare
23 maj 2024
| 11:20
Me 93 vota për, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit të marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“marrëveshja”) – neni 1.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë para deputetëve se ratifikimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën.
Të rëndësishme e pa edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.