Deputetët e rinj kërkojnë formimin e qeverisë

31 janar 2020 | 14:44

Deputetët e rinj të partive të ndryshme në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar që sa më parë të arrihet një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për të formuar qeverinë.

Në diskutimin publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)”, deputetët e rinj kanë shprehur besimin për një arritje të marrëveshjes para seancës për votimin e qeverisë së re, e cila do të mbahet të hënën më 3 shkurt.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se beson në arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

“Ende besoj që do të ketë një marrëveshje, kemi pasur bindjen që është çështje e kryer pas certifikimit të rezultateve. Nuk i kemi pritur disa çështje që na dolën në rrugë. Kjo u stërgjatë shumë. Më mirë të zgjatet një proces e të bëhet mirë se sa të dalin probleme si në të kaluarën. Uroj të jetë marrëveshje që sqarohet çdo dilemë, që pasi të fillohet puna që mos të diskutohen me për dilema”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka theksuar se vullneti për bashkëqeverisje me LV-në është i pandryshuar.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se janë pro formimit të qeverisë se re.

Kurse deputetja nga AAK-ja, Albena Reshitaj, ka thënë se të gjithë janë të zhgënjyer me këtë situatë. Sipas saj, koalicioni duhet të bëhet dhe se Kosova është e vogël për t’u bërë kaq shumë mjegull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e…