Deputetët e Vetëvendosjes bojkotojnë seancën ku do diskutohej për koeficientin e pagave
26 tetor 2023
| 13:12
Pasi shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të mbyllej seanca plenare dhe të vazhdohet me atë të jashtëzakonshmen për çështjen e koeficientit të pagave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dolën nga salla e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka dhënë fjalën Tahirit për të diskutuar në lidhje me miratim-tekstin e rezolutës, ndërsa ky i fundit ka refuzuar të flasë derisa të dalin deputetët.
“Veç derisa të dalin kryetar. A ka mundësi të dimë a po rrinë a s’po rrinë deputetët e Vetëvendosjes”, ka thënë Tahiri.
Këtë seancë e ka thirrur AAK-ja.