Deputetët e Vetëvendosjes hedhin gaz lotsjellës, Kuvendi shkon në pauzë
21 mars 2018
| 11:58
Kur kryeparlamentari Kadri Veseli ftojë deputetët që të jenë gati për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hedhen gaz lotsjellës.
Deputeti Sami Kurteshi dhe disa deputetë të tjerë të LV-së, u ngritën edhe në këmbë duke gjuajtur me gaz lotsjellës në drejtim të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së.
Veseli menjëherë kërkoi pauzë.