
Deputetët e Vetëvendosjes sjellin në Kuvend peticionin kundër demarkacionit
22 shkurt 2018
| 11:05
Deputetët e Vetëvendosjes kanë arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ata kanë sjellë me vete edhe peticionin e mëhershëm kundër demarkacionit. Në kohën kur është bërë ky peticion, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë qenë pjesë e opozitës.