Deputetët e Vetëvendosjes votojnë kundër rritjes së koeficientit të pagave

14 dhjetor 2023 | 12:56

Nuk ka kaluar propozimi i amendamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik nga 110 në 115 euro.

Partia e këtij të fundit ka votuar kundër këtij propozimi.

Në seancën e sotme është duke u shqyrtuar në lexim të dytë i Projektligjit të buxhetit për vitin 2024.

Ky buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, e ka paraqitur raportin e komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat nuk kanë marrë përkrahjen e komisionit.

VV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po kalon nëpër një krizë rezultatesh, derisa kjo krizë…