Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare
23 maj 2024
| 11:15
Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore.
Me 95 deputetë në sallë, vetëm dy prej tyre kanë nuk kanë votuar.
Gjatë javës së kaluar deputetët kanë votuar pro 10 marrëveshjeve ndërkombëtare, kurse dy prej tyre janë rrëzuar, ndërkohë një tjetër ishte shtyrë.