Deputetët e VV-së që e sfidojnë Kurtin – Korenica: Kjo është arsyeja pse kritikojmë
Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se kritikat i bëjnë me qëllimin që të përmirësohet qeverisja.
Ai tha se aty ku ka hapësirë që të përmirësohet qeverisja, deputetët nuk duhet të jenë të heshtur por të zëshëm.
“Unë po diskutoj për një zë kritik për brenda subjektit tonë parlamentar, i cili zë kritik kontribuon në përmirësimin e udhëheqjes nga ana e qeverisë, e kjo duhet me u kërku vazhdimisht nga ana jonë. E në anën tjetër të kërkohet edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, pra aty ku shohim hapësirë për me u përmirësu do të jemi ne të zëshëm që të bëjmë kërkesa të drejtpërdrejta që qeverisja jonë aktuale me u përmirësu, e kam thënë edhe njëherë ne duhet me kritiku vetëveten me u marrë me rezultatet që i kemi pas vitin e kaluar, në mënyrë që të përmirësohem në vazhdimësi”, tha Korenica në Pressing në T7, transmeton Gazeta Express.
“Ky zë konstruktiv brenda subjektit tonë dhe grupit parlamentar është kryekëput qëllimi kryesor që qeverisja me u përmirësu”, u shpreh ai.
“Ne deputetët jemi që i marrim në përgjegjësi për punët apo veprimet që qeveria i ka marrë përsipër me i kry. Është programi qeveritar që ne bashkë kemi dalë në fushatë e kemi thirrë qytetarët ta votojnë qat program dhe duhet të qëndrojmë konstruktiv në atë që kemi premtu dhe çka në praktikë po zbatojmë. Aty ku ka hapësirë me u përmirësu nuk duhet të jemi të heshtur por të zëshëm që të përmirësohet qeverisja në vend”, tha ai.