Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës

09 prill 2025 | 23:38

Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës.

Procesi i regjistrimit do të nis nga ora 09:00 e mëngjesit e pritet të zgjatë deri në ora 16:00.

Në bazë të rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është therur me thikë sot në Fushë Kosovë.…