Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica ndajnë rrugët me VV-në, nesër zyrtarizojnë koalicionin “Lista për Familjen”

30 shtator 2024 | 20:12

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet të ndajnë rrugët me këtë parti.

Ata nesër do t’i bashkohen koalicionit “Lista për familjen”,  koalicion i regjistruar në KQZ nga Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për këtë çështje deputeti Rrahmani ka thirrur konferencë për media.

“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dy deputetët ka kohë që nuk janë në një linjë ne Vetëvendosjen.

Pakënaqësitë me partinë kanë nisur me projektkodin civil dhe kanë vazhduar me Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të asistuar mjekësor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…