Deputetët fillojnë të arrijnë në Kuvend
03 shkurt 2020
| 10:15
Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e seancës ku pritet të zgjedhet Qeveria e re e Kosovës.
Qeveria e re që pret miratimin nga Kuvendi, është rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në ambientet e Kuvendit kanë filluar të vijnë deputetët, në Kuvend tashme ka arritur mandatari për kryeministër, Albin Kurti i cili në këto momente ka mbledhur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për formimin e qeverisë, janë të nevojshme të paktën 61 vota për, nga 120 deputetë sa ka kuvendi. Duke mos llogaritur komunitetet pakicë, LV dhe LDK kanë së bashku 57 vota në Kuvend.