Deputetët fillojnë të mblidhen në sallën e Kuvendit, veteranët thonë se do të hyjnë brenda

06 qershor 2022 | 11:45

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën ku mbahen seancat plenare.

Para Kuvendit, veteranët e UÇK-së janë mbledhur për të protestuar. Ata kanë paralajmëruar se do të futen edhe brenda Kuvendit.

Situata ka eskaluar pasi veteranët i kanë shmangur rrethojat dhe janë nisur drejt dyerve të Kuvendit.

“Me hy kemi me hy”, është dëgjuar duke thënë njëri nga veteranët në krye të turmës që po qëndron në prag të dyerve të institucionit më të lartë legjislativ.

Veteranët e UÇK-së  janë duke kërkuar që seanca e paralajmëruar për orën 11:00 të mos mbahet fare.

Ata janë të indinjuar pasi qeveria i ka lënë jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, në një konferencë për media ka thënë  se “askujt nuk i duhen trazirat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për Trustin do të shqyrtohet në seancën e radhës…