Deputetët kërkojnë hetimin e rastit të romëve që nuk u shërbyen në një lokal në Gjakovë

22 nëntor 2021 | 17:31

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, nëpërmjet një reagimi ka dënuar rastin e diskriminimit ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë të cilët nuk janë shërbyer brenda një lokali në Gjakovë.

“Në këtë drejtim, ata të cilët nuk i respektojnë këto ligje, janë problemi i shoqërisë sonë në Republikën e Kosovës, e assesi komunitetet joshumicë. Si deputetë të Kuvendit të Kosovës jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të merren me hetimin dhe trajtimin meritor nga organet kompetente. Po ashtu, gjithçka rreth këtij rasti të bëhet publike, në mënyrë që të shërbejë si shembull që raste të ngjashme të mos përsëriten më në shoqërinë tonë”, është thënë në reagimin e këtij komisioni.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Po ashtu, edhe përfaqësuesit e partive në pushtet e opozitë dhe shoqëria  kanë reaguar ndaj këtij diskriminimi.

Rasti në Gjakovë është denoncuar nga ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komunitetet joshumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar të hënën…