Deputetët kërkojnë rritje të pagave për infermierët
Komisioni për Shëndetësi ka diskutuar lidhur dhe shqyrtimin e ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin ekonomik-social.
Me 5 vota për dhe dy abstenime projektligji është përcjellë për në seancë.
Ndërsa pikat e tjera nuk janë diskutuar pasi ka munguar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Pas përcjelljes se këtij ligji, kryetarja e këtij komisioni nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, ka folur rreth koeficientit të pagave në sektorin e shëndetësisë. Ajo ka thënë se do të punojnë për rritje të koeficientit për paga.
Ajo ka thënë së është kërkesë e infermierëve që ky komision të merr iniciativë për ndryshim-plotësimin e Ligjit për paga.
Baftiu ka thënë se është pro rritjes së koeficientit për infermierët.
Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka thënë se lidhje me koeficientin duhet të bisedohet me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
“Duhet ta ftojmë ministrin dhe ta pyesim konkretisht edhe njëherë për koeficientin. Në këtë moment e kemi të pamundur të ndërhyjmë. Duhet t’i shohim më shumë kujdes të gjithë koeficientet”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se infermierëve duhet të iu rriten pagat, por jo të barazohen me infermieret të cilët kanë përfunduar shkollimin në nivelin bachelor.
“Sindikatës së infermierëve duke rikujtuar që unë kam bërë një amendament. Edhe pse komisioni i ka dhënë mbështetje amendamentit tim në seancë nuk ka ndodh e njëjta. Unë jam që t’iu rritet paga infermierëve në veçanti të atyre me bachelor”, ka thënë Haxhiu.