Deputetët kroatë ritheksojnë mbështetjen e Kroacisë për liberalizimin e vizave

14 qershor 2022 | 13:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia, në përbërje nga deputeti Domagoj Hajduković, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, deputetja Ermina Lekaj-Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Gabriela Kuhariq-Kojiq, këshilltare në Komisionin për Çështje Evropiane.

Me këtë rast, kryetari Konjufca falënderoi deputetët kroatë për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat shtetndërtuese dhe proceset e saj integruese.

Për më tepër, kryetari i Kuvendit e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin dypalësh në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë si në nivel politik e parlamentar ashtu edhe në atë social ndërkohë që, siç u shpreh, ekziston një interesim i dyanshëm që fushat e bashkëpunimit të avancohen edhe në sferën e ekonomisë.

Ndërsa deputetët kroat ëritheksuan mbështetjen e parezervë të Kroacisë për liberalizimin e vizave, si dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Në takimin u theksua vullneti për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke vlerësuar rolin e grupeve parlamentare të miqësisë si një faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka…