Deputetët mbajnë një minutë heshtje për të rënët në masakrën e Poklekut
17 prill 2019
| 11:04
Me kërkesë të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për të rënët në masakrën e Poklekut.
“Sot janë bërë 20 vjet nga masakra e Poklekut, më e tmerrshmja që ka ndodhur. 54 anëtarë të familjes Muqolli janë pushkatuar. Konsideroj që sot do të duhej të mbahej një minutë heshtje për të rënët e Poklekut”, ka thënë ajo.