Deputetët në Shqipëri mbajnë një minutë heshtje për ish-presidentin Nishani
30 maj 2022
| 13:09
Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot me një minutë heshtje ish-presidentin Bujar Nishani, i cili ka ndërruar jetë të shtunën në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikimeve nga Covid.
Prej më shumë se një muaj, ish-presidenti ishte transferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-presidenti kishte rënë në gjendje kome, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-presidentin Nishani.