DEPUTETËT SHQIPTAR TË KOSOVËS, HERONJË TË VITIT 1989

24 mars 2025 | 00:18


Ismet Sylejmni

Riza Lluka, Sadik Zuka, Melihate Tërmkolli, Ukë Bytyqi, Hysen Shabani, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Mehdi Uka, Avdi Berisha, Ejup Qorri dhe Bajram Buçani, janë deputetët shqiptar që më 1989 votuan kundër mbetjës së Kosovës nën Serbinë pushtuese

36 vjet më parë, më 23 Mars të vitit 1989, në ish-Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, kundër dëshirës dhe kundër vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e vitit 1974!

Më 23 Mars 1989, u suprimua Autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, praktikisht Kosova u shëndërrua në pjesë përbërëse të Republikës së Serbisë!

Në Sallën e Kuvendit të Kosovës kishte pak deputet shqiptar që nuk u frikësuan dhe që i ngritën gishtat, dhe hapur votuan kundër abrogimit të Autonomisë së vitit 1974 të Kosovës!

Kuvendi i Krahinës Socialite Autonome të Kosovës i kishte 190 delegatë të tri dhomave!
Nga 190 deputetët, vetëm 10 deputet shqiptar, me heroizëm të pashembullt, votuan kundër mbetjes së Kosovës nën administrimin klasik të Serbisë!
Ata deputet shqiptar, të cilët përkundër presionit të madh të falangës serbe, dhe tradhëtarëve e shërbëtorëve shqiptar pro- jugosllavo-serb, që nuk ngritën dorën për të votuar për Serbinë ishin:
Riza Lluka, Sadik Zuka, Melihate Tërmkolli, Ukë Bytyqi, Shkëlzen Gusinja, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Mehdi Uka, Avdi Berisha dhe Bajram Buçani!
Këta deputet heronjë dhe bashkë me Ata edhe deputetja heroinë Melihate Tërmkolli, nderuan qëndrimin heroik të Deputetit Historik të Kuvendit të Kosovës në Prizeren, të 8 Korrikut të vitit 1945, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Prishtinë, 23 Mars 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vushtrria u trondit mbrëmjen e sotme pasi një vrasje që…