Deputetët sot mbajnë takim me qytetarët e Prizrenit
27 prill 2018
| 08:49
Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit.
Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në orën 14:00.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi.
/Epoka e re/