Deputetët të painteresuar për gjendjen e Telekomit

14 maj 2019 | 14:52

Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës, por në seancë kanë mbetur shumë pak deputetë.

Në kohen kur po mbahet seanca plenare në sallën e Kuvendit momentalisht të pranishëm janë deputetët Korab Sejdiu, Ilir Deda, Safete Hadergjonaj dhe Sal Berisha-Shala.

Nga AAK-ja nuk është asnjë deputet. Nga LDK-ja është vetëm deputeti Kujtim Shala, kurse nga Nisma deputeti Zafir Berisha, as nga PSD-ja nuk është i pranishëm asnjë deputet.

Kurse nga LV-ja të pranishëm janë Rexhep Selimi, Sami Kurteshi, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Sali Zyba, Saranda Bugujevci, Shemsi Syla, Valon Ramadani.

(Albulena Mavraj /Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë seancës të jashtëzakonshme…