Deputetët të shqetësuar për mosfunksiononim e gjykatave në veri
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, kanë diskutuar të martën lidhur me gjendjen në gjykatave në veri të Kosovës.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke thënë se nga raportet që ka marrë është njoftuar se gjykata në atë pjesë është jofunksionale që nga vënia e taksës nga Qeveria e Kosovës.
Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, ka thënë se situata është krejtësisht normale. Ai ka thënë se u është kërkuar gjyqtarëve që të mos bëjnë deklarime për mbrojtjen e paanshmërisë së sistemit gjyqësor.
Në anën tjetër, Basri Hyseni nga Këshilli Prokurorial, ka thënë se gjykata po vazhdon punën si zakonisht, teksa ka thënë se prokuroria e ka pasur më të lehtë, pasi pesha për këtë çështje bie mbi gjyqësorin.
Më tutje, deputeti i Nismës, Bilall Sherifit, ka thënë se organet e drejtësisë nuk mund të bëjnë asgjë për këtë gjendje, pasi sipas tij kjo ka kaluar në eskalim të gjendjes në sferën politike.
Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kërkuar të dijë se a kanë një plan shtesë nëse eshalon situata në veri.
Sipas deputetit Frashër Krasniqi nga PSD-ja Kosova ka arritur në situata të tilla, kur Serbia kërkon diçka ashtu bëhet.
Krejt në fund, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është i kuptueshëm shqetësimi i deputetëve. (EO)