Deputetët thonë se duhet të nis mbikëqyrja parlamentare për FSK-në
24 prill 2018
| 12:35
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka debatuar rreth raportit të Komisionit Evropian për shtetin e Kosovës, për fushën e sigurisë.
Në këtë takim është vënë në pah dështimi i mbikëqyrjes parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Këtë konstatim e kanë pranuar edhe deputetët të cilët janë pjesë e këtij komisioni.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se është koha që komisioni të fillojë mbikëqyrjen parlamentare për FSK-në.
Po ashtu, edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka thënë se duhet të fillojë mbikëqyrja parlamentare për FSK-në.
Ai ka pranuar se ka ngecje edhe ne planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.