Deputetët vizitojnë ShSKUK-në, interesohen për gjendjen me pandeminë

02 shtator 2021 | 12:30

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi dhe kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi, kanë pritur në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ku është diskutuar rreth situatës me pandeminë.

Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, u fol për situatën që po mbretëron në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, pas rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar me Covid-19.

Drejtori i ShKUK-së bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas takimit vizituan objektin e Mjekësisë Sportive, me theks të veçantë hapësirat, ku janë ngritur kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje përcjellëse mjekësore për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radamel Falcao rikthehet në Spanjë, ku firmosi për dy vjet…