Deputetët votojnë dy projektligje
Në seancën e sotme deputetët kanë miratuar në parim Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në ketë seancë ku janë duke u shqyrtuar 20 projektligje, është miratuar në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Para kësaj pike në rend dite ishte edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Kjo pikë u shty me mocion procedural me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Shtyrja e shqyrtimit të këtij projektligji u bë për shkak se nuk pati kuorum, pasi kërkohet të jenë prezent 2/3 e deputetëve ku bëjnë pjesë edhe ata të Listës Serbe.