Deputetëve të LV-së u caktohet masa e ndalimit prej 24 orësh
21 mars 2018
| 22:04
Prokuroria e Kosovës u ka vendosur masën e ndalimit për 24 orësh deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky vendim i Prokurorisë vjen pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të LV-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për ta ndaluar votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Lajmin për “Telegrafin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendosjes të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor.