Deputeti Adriatik Alimadhi rezulton pozitiv me koronavirus

27 mars 2020 | 14:24

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 bashkë me bashkëshorten e tij.

Lajmin e ka bërë dije Alimadhi në llogarinë e vet në Facebook”, derisa ka publikuar edhe një foto nga shtrati.

“Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin”, ka shkruar Alimadhi.

Postimi i plotë i Alimadhit:

I nderuar z. kryeministër!

Nuk kisha ndërmend ta beja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP me nxorën pozitiv.

Duke ju parë ju dhe ministren e Shëndetësisë në të cilën shëtisnit shumë serbest sepse e keni venë përpara këtë popull duke i thënë vetëm futuni brenda…

Mirë keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!

Bashkëshortja të cilën e ka kapur edhe atë virusi po me thoshte si nuk kanë turp këta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?!

E kjo kuptohet sepse ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time.

Po ju përshkruaj çfarë kam bërë unë si proces:

Në datë 24 të këtij muaji në orët e vona të natës u paraqita në urgjencë.

Me bën vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkëritë.

Doktoresha me tha që duhet të shkoni për vizite në sanatorium dhe ashtu bëra.

Me shoqëruan me ambulancë. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.

Ç’të them!

Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.

Dakord, shkova në sanatorium, doktorët atje ishin shumë korrekt dhe pasi me morën të gjitha analizat me thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata me bënë edhe tamponin.

Shkova në orën 8:00 të mëngjesit bëra skanerin, i cili me nxori me problem në mushkri.

Pasi e kishte parë doktoresha me thotë se dyshojnë për COVID-19. Gjithsesi, me tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16:00, të datës 24 mars.

Ashtu bëra, pas ora 18:00 po e asaj dite me merr në telefon doktoresha dhe me thotë përgjigja e ISHP është; keni dale pozitiv.

Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hir të së vërtetës me mori menjëherë në telefon dhe me pyeti për gjendjen shëndetësore.

I kërkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu ai me mori përsëri sot në telefon duke me pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgjë deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnjë interesim. Mirë me tha se po interesohem unë dhe për këtë e falënderoj.

Po mire z. kryeministër, analizat kanë dale që në datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qenë në kontakt i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperaturë pini paracetomol e tjera…

Po mirë ata, po unë qe kam dale pozitiv, ku është interesimi? Çfarë duhet të bëjë unë tani?

Kartela ime është në urgjencën e spitalit sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht që proçesin duhet ta ndjek unë por kur bëra analizat ata me kërkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos bëjë propagandë; Do vine kaq ambulanca, do bëhen gati kaq shtretër dhe do bëhen spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerëzit?! Shqiptarët?! Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.

Mirëpo, lëri pallavrat, gjithçka që ju servirët shqiptarëve nga ju është fallco.

Ata po lëngojnë në shtëpitë e tyre, ashtu si edhe unë me bashkëshorten time. Po luftojnë me jetën. E dimë gjendjen e shtetit, por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetëm te drejtën dhe vërteten.

 

Ne po përballemi vetëm në  këtë mënyrë gati prej një jave, unë së bashku me bashkëshorten po e bëjë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëjë shërbimin asaj.

Më pas e pi ajo paracetamolin dhe me bën ajo mua shërbim.

Këtë e bëjmë ne 4-5 orë, pa po të ishte për interesim nga ju do kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu tu them shqiptarëve se nuk ka vend për panik falë sjelljes tuaj të duhur në momentin e duhur.

Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qenë janë mundur te kontrollohen nga shtëpitë e tyre apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në mënyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.

Nuk e bëjë këtë shkrim për vete por po të them sinqerisht: kthej sytë dhe gjithë vëmendjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë.

Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Riza Dacaj…