Deputeti Bajqinovci ironizon me opozitën: Nuk po pajtohen për zgjedhje të reja, i kanë kërkuar çdo vit
28 maj 2024
| 10:46
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën për zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se është paradoks që opozita nuk po pajtohet me opozitën për zgjedhje të reja, që sipas tij i kanë kërkuar që në 100 ditshin e Qeverisë Kurti.
“Paradoksi i ditëve tona: opozita nuk po pajtohet me opozitën për zgjedhje të reja. Ata që zgjedhje të reja kishin kërkuar që në 100 ditëshin e parë të Qeverisë e pastaj çdo pranverë për në vjeshtë, e në çdo vjeshtë për në pranverë, çdo vit”, ka shkruar ai në Facebook.