Deputeti Bajqinovci takon mërgimtarët në Suedi: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti
Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajçinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në Skandinavi.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se ka pranuar një mesazh se mërgata do i japë mbështetje edhe më të fuqishme kryeministrit Kurti.
Postimi i tij:
Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendoje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë. Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti.
E falenderoj për organizimin e këtij tubimi, Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Suedi.