Deputeti Bajqinovci viziton një biznes të një shqiptari në Cyrih
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, gjatë një vizite në qytetin e Cyrihut në Zvicër, ka vizituar disa lokale hoteliere me pronarë shqiptar.
Bajçinovci gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga shefi i konsullatës së Kosovës në Zvicër, Sami Kastrati.
Bajçinovci është ndier i kënaqur me punën dhe angazhimin e shqiptarëve në Diasporë.
“Kënaqësi kur sheh qytetarët tanë të cilët sot janë pronar të shumë lokaleve dhe bizneseve në qytetin e Cyrihut, dhe në mbarë shtetin helvetik”, ka shkruar në “Facebook” deputeti Bajqinovci.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Kënaqësi kur sheh qytetarët tanë të cilët sot janë pronar të shumë lokaleve dhe bizneseve në qytetin e Cyrihut, dhe në mbarë shtetin helvetik.
Një nga ta është edhe Fidan Bërnjashi nga Karaçeva.
Së bashku me shefin e konsullatës së Kosovës në Zvicërr Sami Kastrati, në Cyrih vizituam biznesin e Fidanit.
Sipas informatave vetëm në Cyrih me rrethinë shqiptarët janë pronarë të mbi 150 lokaleve.
Zvicra është shembulli më i mirë ku komuniteti ynë i mrekullueshëm atje, janë pronar të bizneseve, mjek, sportist dhe artist të njohur.
Të vendosur që në çdo hap ti qëndrojmë afër diasporës tonë të shtrenjtë.