Deputeti Basha, KFOR-it: Nëse doni të qëndroni indiferent ndaj kriminelëve, lëshoni udhë

24 dhjetor 2022 | 14:10

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se KFOR-i po gabon që po e “politizon pozitën e vet”, sepse sipas tij, po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos e ushtruar mandatin.

Ai tha se nëse “KFOR-i dëshiron të qëndrojë indiferent ndaj kriminelëve, lëshonu rrugë sepse policia është deklaruar që ka kapacitete me i hjek pengesat”.

“KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!

A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!

Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!

KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami është distancuar nga analiza e kryeakademikut Mehmet…