Deputeti Batusha sheh nga afër procesin e korrje-shirjeve në rajonin e Rekës së Keqe

12 korrik 2023 | 23:19

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, njëherit deputeti Agon Batusha, i shoqëruar nga këshilltarja komunale Shqipe Fejza, vizituan rajonin e Rekës së Keqe, me ç’rast u takuan me bujq të zonës, për të parë mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve, i cili për shkak të rrethanave atmosferike, këtë vit filloi me pak vonesë.

May be an image of 2 people, combine and text

“Pavarësisht punës së palodhur dhe mbjelljes më të madhe nga ana e bujqve tanë, ata na informuan që për shkak të reshjeve të mëdha të javëve të fundit, rendimenti i grurit cilësor këtë vit është mjaft i vogël, gjë e cila përbën shqetësim mjaft serioz. Gjatë kësaj vizite dhe bashkëbisedimit me bujq, patëm po ashtu rastin që të diskutojmë rreth investimeve qeveritare tanimë të rritura në mënyrë serioze në bujqësi, skemave të përkrahjes për fermerë si dhe nevojën për avancim edhe më të madh, me qëllim të ngritjes së bujqësisë si sferë themelore e ekonomisë së vendit tonë”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i minatorëve nga ndërrimi i parë në minierën…