Deputeti Bekim Haxhiu kërkon votën për këta kandidatë për kryetar komune

29 shtator 2021 | 20:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e 17 tetorit të votojnë për vlerat njerëzore.

Haxhiu ka ftuar qytetarët që të votojnë Bekim Jasharin, Agim Aliun, Ferit Idrizin, Ramiz Lladrovcin, Bedri Hamzen dhe Shaqir Totajn.

Postimi i plotë i “Kamishit”, në llogarinë e tij në “Facebook”:

Të nderuar miq, votoni për vlerat!

Në këto zgjedhje lokale do të zgjedhni me votën tuaj kryetarin e komunës tuaj dhe asambleistë qe do votojnë për projektet që ju keni nevojë.

Dita e zgjedhjeve 17 Tetori po afron, andaj ju ftoj që të votoni njerzit me vlera që janë të dëshmuar me punë.

Duke qenë se si deputet 5 herë kam marrë besimin tuaj, ju ftoj qe te votoni kandidatët qe në udhëhqje e kan dëshmuar vetën me punë dhe të pa korruptuar:

Në Skenderaj voto Bekim Jasharin

Në Mitrovicë  voto Bedri Hamzën

Në Vushtrri voto Ferit Idrizin

Në Drenas voto Ramiz Lladrovcin

Në Ferizaj voto Agim Aliun

Në Prizren voto Shaqir Totajn…

Vetëm duke votuar kandidatët me vlera komunat tona dhe vendi ynë mund të ecë përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka pohuar se dialogu…