Deputeti Beqa qytetarëve të Gjakovës ua uron Ditën e Çlirimit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjakovë dhe njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, në nderim të ditës së çlirimit të Gjakovës, i shoqërur nga zv/ministri i MTI-së, Bekim Jupa dhe demokratët e Gjakovës, ka bërë homazhe tek dëshmorët dhe martirët e kombit të kësaj komune.
Deputeti Beqa përmes një postimi në “Facebook” qytetarëve të komunës së Gjakovës ua ka uruar ditën e çlirimit.
Ja postimi i plotë i Hajdar Beqës:
Të dashur qytetarë të Komunës së Gjakovës, Urime Dita e Çlirimit!
14 qershori kujtohet me simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve të komunës sonë, është një ndër ditët më të lavdishme.
Në këtë ditë ju përkulemi me respekt të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ne duhet të vazhdojmë edhe më tej përkushtimin institucional, ku njëra ndër prioritetet kryesore duhet të jetë zbardhja e personave të pagjetur të komunës sonë.
Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Lavdi dhe nderime për të gjithë Martirët, Heronjtë, dhe Dëshmorët e Kombit!