Deputeti Beqa uron besimtarët për Natën e Madhe të Nevruzit
22 mars 2019
| 17:34
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka uruar të gjithë besimtarët e tarikateve të ndryshme për festën e Sulltan Nevruzit.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ai ka publikuar këtë urim: “Të gjithë besimtarëve islamë, përkatësve të rrugës së ndershme të Tarikatit, ua uroj Natën e Madhe të Nevruzit. Besojmë se mirëkuptimi, harmonia dhe uniteti do të mbizotërojnë mes të gjithë bashkëkombësve tanë, duke forcuar sa më shumë paqen dhe dashurinë”.