Deputeti Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Kosova ju pret me padurim!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij për dy ditë me radhë ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
“Për dy ditë rresht vizituam krerët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ata janë të bindur në pastërtinë e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Deputetit Hajdar Beqa:
Për dy ditë rresht vizituam krerët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ata janë të bindur në pastërtinë e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata i dolën zot Kosovës në momentet më kritike, duke luftuar për liri. Padyshim që do e mbrojnë luftën e drejt e të pastër të popullit shqiptar për liri e pavarësi.
Ne besojmë qe drejtësia do të shkojë në vend, e si çdo herë edhe në ketë betejë, ata do të dalin fitimtarë.
Kosova ju pret me padurim!