Deputeti Berisha lëshon seancën, kjo është arsyeja
Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme. Kjo seancë është thirrur për të diskutuar në lidhje me situatën energjetike në vend.
Në fillim të seancës në lidhje me situatën e tanishme është deklaruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Por gjatë deklarimit në seancë, më i zëshëm ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Berisha nuk ka dashur të flasë për situatën energjetike, pasi ishte fokusuar në situatën e krijuar në veri të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit.
I njëjti ka thënë se sot do të duhej të diskutohej për këtë situatë, e jo për energjinë elektrike.
Ai madje ka ngritur edhe zërin, duke thënë se di të bërtas më shumë se shumë deputetë që bërtisnin dikur në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, disa herë radhazi i bëri thirrje Hisen Berishës që të flasë në lidhej me çështjen e thirrur në seancë, duke thënë se për situatën në veri do të flitet kur të thirret seanca.
Pas kësaj, deputeti Hisen Berisha, ka thënë se do të lëshojë seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Keni thirr seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantuar situatën si të qetë e të mirë dhe kurrgjë s’po ndodh… Unë z. kryetar s’do të jem pjesë e kësaj seance. Hiqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha.