Deputeti Berisha: Mos na quani komuniteti RAE
Deputeti i Grupit Parlamentar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptan, Veton Berisha, mendon një ndër arsyet që erdhi deri tek sulmi ishte edhe shfaqja e racizmit në shoqëri. Madje për deputetin Berisha, edhe shprehjen identifikuese të këtyre komuniteteve “RAE” e cilëson si izolim racist.
“Fjala identifikuese “RAE”, për ne është izolim racist dhe nuk është e definuar me ligj”, tha Berisha.
Ai gjithashtu saktësoi se edhe problemet e këtyre komuniteteve janë të ndryshme dhe ulëset e rezervuara në Kuvend nuk na nderojnë neve.
“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë probleme të ndryshme. Për shembull, ashkalitë flasin shqip dhe nuk e kanë problem. Ndërsa ulëset e rezervuara në Kuvend nuk i bëjnë ndër komuniteteve tona. Nuk është kënaqësi me kanë komunitet në Kuvend”, tha ai për televizionin “T7”.