Deputeti Berisha takon Ramiz Lladrovcin, ia dhuron stemën e UÇK-së

08 shkurt 2022 | 20:26

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot deputetin e PDK-së, Hisen Berisha dhe ish ushtarin e UÇK-së, Musa Deliu, me ç’rast kanë kujtuar të kaluarën e ndritshme dhe sakrificën me gjenerata për çlirim.

Ai me këtë rast pranoi dhuratë nga deputeti Berisha, stemën e UÇK-së, të cilën theksoi Lladrovci do ta mbaj në vend nderi në zyrën e tij.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

UÇK-ja na ka dhënë e na jep frymë lirie në çdo hap. Është zemra e kombit, zemra e shtetit tonë. I nderuar me vizitën e deputetit Hisen Berisha, Gjeneral i FSK-së në pension dhe ish ushtarin e UÇK-së, nga Rezalla, Musa Deliu, ndërmarrës i zoti në Gjermani.

Mysafirët i falënderova për vizitën dhe bisedën e këndshme, me ç’rast kemi kujtuar të kaluarën tonë të ndritshme dhe sakrificën me gjenerata për çlirim nga okupatori. Liria është vlerë e jashtëzakonshme dhe mundësi për ta fuqizuar dhe zhvilluar shtetin tonë.

Në veçanti e falënderova Gjeneralin për dhuratën e tij, stemën e UÇK-së, e cila do të ketë vend nderi në zyrën time.

Faleminderit Hisen Berisha, faleminderit Musa Deliu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BE dhe UNDP janë tërhequr nga renovimi i Shtëpisë së…