Deputeti Berisha: Vladimir Putinit ‘veshët në dorë ia lë’ sa i përket sporteve ekstreme

15 dhjetor 2020 | 13:11

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha është një nga njerëzit më aktiv sa i përket sporteve në vend.

Së fundi, Berisha është treguar mjaftë aktiv madje edhe në sportet ekstreme, ku në disa raste nuk ka hezituar që në temperatura minus të futet në akull.

Por së fundi Berisha pati një deklaratë interesante për një nga mediet në Shqipëri.

Madje, Berisha është thënë të ketë sfiduar edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, sa i përket sporteve ekstreme.

Bekë Berisha ka thënë se po të ishte Vladimir Putin pak më i ri do t’ia jepte “veshët në dorë” sa i përket kapacitetit fizik në këto sporte.

“Ka një gradë të lartë për arte marciale. Por ai është më i vjetër, nuk e shoh si pretendent që mundet të konkurrojë me mua. Si njeri, ai është rus dhe ne fort rusët nuk i pëlqejmë”, ka thënë Berisha.

Linku i videos: https://www.facebook.com/100000477233528/videos/5479976488694871/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar të martën…