Deputeti Brahimaj: Kurti është e keqja e Kosovë, AAK s’do të bashkëpunojë për asnjë çmim me VV-në

12 prill 2025 | 18:53

Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë rrethanë edhe nëse u jepet ndonjë pozitë e lartë në formimin e institucioneve të reja.

Ai ka pohuar se këtë e ka për një periudhë të gjatë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Z. Ramush Haradinaj e ka thënë para zgjedhjeve në vazhdimësi se Z. Albin Kurti është e keqja e Kosovës, të njëjtën gjë e ka thënë edhe gjatë fushatës dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe pas zgjedhjeve”.

“Por, edhe të njëjtën gjë e tha edhe para një natë se në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të jem me Z. Kurtin, në asnjë kalkulim”, ka thënë Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z.Zejnullah Gashi ishte pjesë…