Deputeti britanik: Edhe pse s’jemi pjesë e BE-së, Kosovës do t’i qëndrojmë afër

14 shkurt 2022 | 12:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Martin Vickers, deputet i Parlamentit Britanik, i Dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, emëruar nga kryeministri Boris Johnson.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministri, deputeti britanik ka vlerësuar  veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit.

“Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurt se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë”, ka deklaruar Vickers.

Duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, kryeministri ka falënderuar emisarin për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si dhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, kryeministri Kurti ka veçuar potencialin e mërgatës së madhe që ka Kosova në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ata mund të jenë si urë lidhëse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punonjës i ZRrE-së është ankuar se aktivistët e PSD-së…