Deputeti britanik kërkon që emigrantët shqiptar të cilëve u refuzohet azili t’i dërgojnë në Ruandë
Një deputet i Partisë Konservatore ka thënë se e vetmja mënyrë për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve të qenieve njerëzore është me një “qasje të udhëhequr nga parandalimi” – dhe për Britaninë kjo nënkupton dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.
Tom Hunt, deputeti i Parlamentit për Ipswich, po i përgjigjej gjetjeve të një hetimi të “Express.co.uk” mbi kontrabandistët e njerëzve që zbuloi se bandat shqiptare po kryenin operacione nga brenda Britanisë.
Hetimi i fshehtë zbuloi se bandat po përdorin numrat e telefonit në Mbretërinë e Bashkuar për të ngarkuar 3 mijë e 500 paund për kalimet e Kanalit dhe duke rregulluar që pagesat të mblidhen përmes një bashkëpunëtor në Britani pasi kalimet të jenë kryer me sukses.
Ne gjetëm një numër të madh reklamash në platformat e mediave sociale, si TikTok dhe Instagram, të postuara nga trafikantë dhe, duke u paraqitur si i afërmi i një familjeje shqiptare që dëshiron të vinte në Britaninë e Madhe, patëm kontakte lehtësisht me disa kontrabandistë.
“Për disa kjo nuk do të jetë një surprizë “, tha Tom Hunt.
“Është ashtu siç dyshonim shumë prej nesh. Megjithatë, kjo nuk e bën atë më pak shqetësuese. Kjo është një tregti e ndyrë e jetëve njerëzore që do të vazhdojë të rritet nëse nuk thyejmë modelin e biznesit të këtyre grupeve”.
Hunt shtoi se gjetjet theksuan nevojën që qeveria të vazhdojë përpara me një lëvizje të propozuar për të dërguar emigrantë, kërkesat e të cilëve për azil janë konsideruar të papranueshme, në Ruandë.
“Mënyra e vetme për të thyer këtë model biznesi është të kemi një qasje të udhëhequr nga parandalimi dhe kjo është absolutisht arsyeja pse ne duhet të kemi politikën e Ruandës në funksionim”, shtoi ai.