Deputeti britanik plas “bombën”: “Trump mund të jetë aset rus”! Elon Musk e ofendon: Je i vonuar

04 mars 2025 | 20:33

Një deputet konservator dhe ish-ministër i qeverisë britanike ka shkuar në rrjetin social “X” për të shprehur pikëpamjen e tij mbi veprimet e Donald Trump ndaj Ukrainës, duke përfshirë vendimin e tij për të ndaluar të gjithë ndihmën ushtarake.

Graham Stuart ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se vendi i tij duhet të shqyrtojë edhe mundësinë që Trump të jetë një “aset rus”

“Ne duhet të shqyrtojmë mundësinë që Presidenti Trump të jetë një aset rus. Nëse është kështu, blerja e Trump është kurorëzimi i karrierës së Putinit në FSB, dhe Evropa është më vete”, ka deklaruar Stuart.

Në komentet e tij, është përgjigjur Elon Musk, i cili e ka quajtur atë si “të vonuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja e ashpër mes Donald Trump, zëvendësit të tij JD…