Deputeti Demaliaj: E kam listën me 42 politikanë që kanë të punësuar në Telekom
14 maj 2019
| 14:53
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, ka bërë me dije se e posedon listën me emrat e 42 politikanëve të cilët kanë familjarë të tyre të punësuar në Telekomin e Kosovës.
“Për 42 deputetët i kam emrat që kanë të punësuar në postë. Këtë do ia jap Komisionit hetimor. Asnjëri nuk janë të Aleancës sepse ata janë publikë”, ka thënë Demaliaj gjatë seancës se jashtëzakonshme për çështjen e Telekomit.
Sipas tij, Telekomi nuk guxon të privatizohet pa u zbardhur e tërë çështja dhe të përfundojë hetimi.
“Unë besoj në Komisionin hetimor dhe kërkoj që Telekomi mos të privatizohet pa u zbardhur komplet kjo çështje”, është shprehur Demaliaj.