Deputeti Dreshaj i dhuron FSK-së kamion të Ushtrisë, të modelit gjerman
04 prill 2019
| 19:12
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë Ushtrisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se FSK-së i ka dhuruar një kamion të ushtrisë, model gjerman.
Postimi i plotë i tij:
Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël.
Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam.
Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë.