
Deputeti Dreshaj: Jam i tronditur nga ngjarja makabre në Istog
27 dhjetor 2018
| 17:58
Për vrasjen e dyfishtë në Istog ka reaguar deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.
Ai ka thënë se është i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj.
“Jam i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj. E pafalshme që një ngjarje horror të ndodhë në qytetin më të qetë të Kosovës. Izeti u bë hero në një akt të turpshëm që fatkeqësisht po janë të shpeshtë në Kosovë. Ngushëllime familjes për këtë vdekje të dhimbshme”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/