Deputeti Dreshaj: Pandemia nuk na ndan, ta luftojmë bashkë

10 prill 2021 | 14:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë në medie, lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat.

Para gazetarëve, foli deputeti Dr. Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantizimit të parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë të vaksionuar jashtë vendit dhe në kohën kur vetëm gjatë ditës së djeshme mbi 15 mijë qytetarë madje edhe pushtetarë aktual, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërsisë.

Dreshaj ka kërkuar nga qeveria dhe nga ministri Shëndëtësisë, Arben Vitia, që në afat sa më të shkurtë të sigurojë vaksinat e nevojshme.

“Kërkojmë prej Qeverisë dhe prej ministrit Vitia që në afat sa më të shkurtë të sigurohet sasia për vaksinat e nevojshme për vaksinimin e mbarë popullatë, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe plani për menaxhimin e vaksinimit”, ka deklaruar Dreshaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se AAK-ja kërkon menjëherë që pa vonesë të shfrytëzohet buxheti i paraparë për blerjen e vaksinave.

Madje Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria që të bisedojnë me vendet mike për sigurimin e vaksinave.

“I rekomandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëmë kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vitia t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësise, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Populli ynë ka nevojë për vaksinim masiv. Pandemia nuk na ndan, ta luftojmë bashkë”, është shprehur Dreshaj.

Ndërkaq, anëtarja e kryesise së AAK-së, Dr. Iliriana Gafurri u shpreh se ka ankesa në nivelin lokal për sasinë e vogël që i janë shpërndarë, e ku sipas saj kjo e dëmton procesin e vakcinimit personelin shëndetësor.

Gafurri ka kërkuar që brenda 60 ditëve të jipen edhe dozat e dyta të vakcinave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…